Lajme

Zgjedhjet në Shqipëri, ku të mësoni LIVE rezultatin e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 14 May 2023

Ditën e sotme Shqipëria ka zhvilluar zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj në 61 bashki të vendit me në garë 144 kandidatë. 5213 qendra votimi janë hapur në orën 07:00 dhe janë mbyllur në orën 19:00.

Gjatë këtyre zgjedhjeve është vënë re një pjesëmarrje më e ulët në votime krahasuar me zgjedhjet e fundit, ndërsa janë shfaqur gjithashtu probleme teknike në disa qendra votimi.

Në 3 bashki si Elbasani, Kamza dhe Vora, jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, ishte planifikuar të jetë elektronik ku pritet që edhe rezultatet të dalin më shpejtë.

-Advertisement-

Deri më tani kanë dalë rezultatet e para në Kamëz ku bëhet me dije se në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përditëson të dhënat për pjesëmarrjen si dhe për procesin e numërimit, çdo një orë dhe për t’u njohur më me detaje për pjesëmarrjen në votime klikoni KËTU!

Kanë dalë rezultatet në dy qendra votimi për Bashkinë Kamzë, të cilat janë numëruar në KZAZ numër 27. Bëhet me dije se në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera