Lajme

Zgjedhjet në FSHF, Duka: Jemi ishulli më i zhvilluar i këtij vendi me 1001 halle

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 15 March 2022

Në “Shtëpinë e Futbollit” janë duke u zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Në garë janë, kreu aktual, Armand Duka, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.

Procesi zgjedhor drejtohet nga, Koço Kokëdhima, si drejtues i Komisionit të Verifikimit. President i klubit të Apolonisë dhe njëkohësisht personi që ka blerë të drejtën e emrit të Superiores, duke e quajtur “Abissnet Superiore”.

Pjesë e komisionit është gjithashtu dhe Armando Cungu. Aktualisht trajner i Shqipërisë U-21.

-Advertisement-

Kreu aktual i FSHF-së, Duka mbajti fjalën para të pranishmëve, duke e cilësuar federatën si një nga ishujt më të zhvilluar në Shqipëri.

“Jam i emocionuar dhe me droje nëse e meritoj mbështetjen tuaj, por në të njëjtën kohë nuk kam sepse ne, ju, futbolli, jemi ishulli më i zhvilluar i këtij vendi me 1001 halle”, tha Duka.

“Jemi të 60 në botë për meritat sportive dhe jemi shumë më lart për qeverisjen e mirë, për organizimin, rezultatet dhe investime të kryera”, shtoi ai./Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera