Zgjedhjet në Francë, Murtezaj: Nuk priten ndryshime në raport me Kosovën
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/valon-murtezaj-600x3601-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
19:32 | 08 July 2024
Valon Murtezaj, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Francë, duke analizuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në këtë shtet, tha se nuk mund të ketë ndonjë ndryshim drastik, as në raport me Bashkimin Evropian e as në raport me Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë.
Murtezaj, në emisionin ‘Info Plus’ në RTK, tha se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Francë erdhën me një fushatë tri javore, kjo pas zgjedhjeve për euro deputet të Parlamentit Evropian, ku partia e Marine Le Pen doli fituese.
Tutje, Murtezaj tha se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot i ka kërkuar Gabriel Attalit të qëndrojë në postin e kryeministrit, kjo pas rundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, teksa asnjë parti nuk fitoi shumicën.
Sipas Murtezaj nuk mund të thuhet se do të ketë ndryshim drastik në kursin e Francës në raport me BE-së.
“Gjithsesi qeverisa do të jetë më e ndërlikuar, sipas shifrave që tani janë. Do të ketë një koalicion me disa përbërës, dhe poashtu me një president që vjen nga një parti tjetër, kjo do t vështirëson situatën, por ky ishte vullneti i popullit franceze, që dolën në masën 65 apo 67 për qind në votim”, tha ai.
Tutje Murtezaj bëri të ditur se kishte një rritje të krahut të djathtë, por jo në masë të madhe, porse në fund, sipas tij, edhe ky krah kishte relativizma kërkesat e tij si edhe partitë tjera.
Murtezaj tha se në raport me Ballkanin Perëndimor nuk mund të ketë zhvendosje të qëndrimeve dhe pozicionit të Francës, si një nga vendet kryesore të BE-së.
“Se a ka ndikim gjithë kjo në integrim të Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës në Bashkimin Evropian, natyrisht që ka nëse jo për tjetër, për atë se qeverisja në Francës do të jetë më e ndërlikuar, sepse ka shumë fraksione dhe kjo e bënë vendimmarrjen më të ngadaltë dhe më të zorshme”, tha ai.
Murtezaj tha se nuk mund të këtë ndryshime të mëdha sa i përket procesit të dialogut në mes Kosovës e Serbisë, sepse, sipas tij, “ky është edhe proces evropian, e jo vetëm i Francës, pra nuk do të ketë ndryshim të madh”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/FotoLajm.jpg)
Të tjera
-
Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë
Mërgimtarët që udhëtojnë drejt Kosovës kanë filluar të shmangin pikat e kalim...
-
Moti nesër, parashikohet vapë e madhe
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë ver...
-
Rrạhje mes disa personave në Kllokot pas mosmarrëveshjeve në trafik, Policia jep detaje
Një rrahje mes disa personash ka ndodhur në Kllokot, për një mosmarrëvesh...
-
Plani i zbatimit të marrëveshjes, Bislimi thotë se kanë dërguar një dokument shtatëfaqësh në Bruksel – kritikon Lajçakun
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar se Kosova ka dërguar tashmë...
-
Kryediplomatja japoneze: Paqja dhe stabiliteti vendimtare për Evropën
Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, gjatë takimit m...
-
Vrạsja e Faton Hajrizit, Burim Ramadani: Dorëheqja s’mjafton, duhet llogaridhënie nga përgjegjësit
Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se pas vrasjes së Faton Hajr...
-
Vuçiq flet për vrạsjen e Faton Hajrizit, tenton të krijoj mjegull: Ai ishte nën ndikim të shërbimeve të ndryshme
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë televizive ka folur...
-
Osmani takohet me homologun lituanez: Shtetet tona qëndrojnë bashkë kundër regjimeve autokratike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Litua...
-
Pritje deri në 40 minuta e kolona 250 metra, gjendja nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim lidhur me gjendj...
-
Kurti takohet me ministren e Jashtme japoneze, flasin për dialogun e mundësinë e investimeve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ministren e Punë...
-
Publikohet pamje e rrallë e Faton Hajrizit me dy prindërit e tij dhe të dashurën
Liridona Shala, e dashura e Faton Hajrizit, ka publikuar fotografi së bashku ...
-
Daçiq viziton në spital policin që e plagọsi Faton Hajrizi
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, e ka vizituar sot pol...