Rozë

Zgjedhjet ia ndryshojnë lokacionin e koncertit Dafina Zeqirit

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 09 December 2025

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka njoftuar se lokacioni i koncertit “Supernova”, do të ndryshojë, për shkak se salla 1 Tetori do të përdoret nga autoritetet e KQZ-së për procesin zgjedhor në datat e planifikuara të koncertit.

Përmes një reagimi zyrtar, Zeqiri njoftoi se koncerti më 25 dhe 26 dhjetor do të mbahet në Sallën e Madhe – Pallati i Rinisë (Boro Ramiz), Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

“Ky ndryshim na mundëson të ruajmë datat, cilësinë dhe standardin e lartë të prodhimit që kemi planifikuar, duke ofruar një përvojë edhe më të mirë për publikun. Të gjitha biletat e blera mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë asnjë veprim shtesë nga ana e juaj”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Presim t’ju mirëpresim në një mbrëmje të paharrueshme”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy