Lajme

Zgjedhjet e mesmandatit në ShBA, pse janë kaq të rëndësishme?

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 08 November 2022

Votuesit në ShBA kanë hedhur votat e parakohshme në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Dhomës dhe Senatit. Ato të sotmet, rezultatet e të cilave priten të publikohen tutje, mund të ndikojnë që republikanët të marrin kontrollin e Kongresit nga demokratët. 435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe 35 vende në Senat janë në dispozicion në këto zgjedhje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kongresi përbëhet nga dy pjesë; Dhoma e Përfaqësuesve, e cila vendos se cilat ligje votohen, dhe Senati, i cili mund të miratojë ose bllokojë ligjet, si dhe të konfirmojë emërimet e bëra nga presidenti.

Republikanët do të duhet të marrin pesë vende në mënyrë që të fitojnë një shumicë në Dhomë dhe vetëm një për të kontrolluar Senatin.

-Advertisement-

Parashikuesit e zgjedhjeve dhe sondazhet kanë treguar se republikanët kanë një shans të fortë për të fituar një shumicë të Dhomës, ndërsa kontrolli i Senatit duket se do të jetë një garë më fortë, raporton SkyNews.

Nëse republikanët janë në gjendje të rimarrin kontrollin e Kongresit, ata mund të përdorin pozicionin e tyre për të intensifikuar përpjekjet e zotit Biden për të miratuar legjislacionin e tij.

Publikimi i rezultateve megjithatë pritet të zgjasë, dhe me gjasë mund të marrë disa ditë kohë.

Garat në dhjetra shtete pritet të jenë të ngushta dhe shtetet kryesore kanë paralajmëruar se mund të duhen ditë për të numëruar çdo votë, që ka shtyrë ekspertët të thonë se mund të jetë e paqartë kush ka fituar brenda natës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera