Lajme

Zgjedhja e Presidentit: Sot raundi i tretë, çfarë do të ndodhë në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 27 April 2017

Parlamenti do të zhvillojë sot raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Edhe për këtë raund, Partia Socialiste ka vendosur të shkojë në seancën plenare pa një emër dhe për ta djegur edhe këtë mundësi për të zgjedhur një President me 84 vota, shkruan “Panorama”.

Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, kryetarja Vasilika Hysi u ka kujtuar deputetëve se ditën e enjten do të organizohen dy seanca, ajo për votimin e projektligjeve dhe seanca në orën 15:00 për zhvillimin e raundit të tretë për garën presidenciale.

 Hysi njoftoi kolegët se Komisioni i Ligjeve do të mblidhet në orën 13:00, në selinë e Parlamentit, për të pritur kandidatura të mundshme. Por dy ditë më parë, Gramoz Ruçi në mbledhjen e Grupit të PS-së, i njoftoi deputetët se edhe në raundin e tretë nuk do të ketë kandidat.

“Jemi në pritje të opozitës që të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kjo do të varet nga negociatat që do të bëhen me përfaqësuesit e Partive Popullore Europiane. Nëse nuk do të jetë pjesë e këtij procesi edhe opozita, ky raund do të digjet pa asnjë kandidat nga ana jonë”, ka thënë Ruçi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera