Lajme

Zgjedhja e dy kryetarëve të GUXO nuk trajtohet në mbledhjen e KQZ-së

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 19 October 2022

Zgjedhja e dy kryetarëve të Partisë GUXO nuk është trajtuar në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo edhe pse ditë më parë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, ka renditur disa shkelje në Kuvendin e parë Zgjedhor të kësaj partie të mbajtur më 7 shtator.

Publikimi i këtij rekomandimi, nuk u mirëprit nga anëtarët e Komisionit Qendror, teksa anëtari nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, tha se raportet e tilla ndonëse janë pa vlerë, fillimisht duhet të njoftohet KQZ-ja.

-Advertisement-

“Raportet mos me qenë të njëjta dhe nuk është mirë që fillimisht t’u ndahen medieve e më pastaj të publikohen në ueb faqen e KQZ”, tha Rama.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, KQZ-ja ka trajtuar edhe çështjen për zëvendësimin e një asambleisti të Kuvendit Komunal në Podujevë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera