Lajme

Zëvendësministri Faton Thaçi u takua me drejtorin e BME, Olaf Holzgrefe

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 01 December 2017

Sot, Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë (OEGJK), me përkrahje te GIZ, ka sjellë në Kosovë Olaf Holzgrefe drejtor në BME (Asociacioni për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe
Logjistikës), ku në një drekë pune është takuar edhe me zëvendësministrin e Ministrisë së Tregtisë
dhe Industrisë (MTI), Faton Thaçin.

Holzegrefe shfletoi historikun e këtij asociacioni, ku tha se BME ka mbi 9500 anëtarë individualë
dhe korporata- nga biznese të vogla deri në ndërmarrje të mëdha. Në vitin 2010, vëllimi blerës i
anëtarëve të BME ka arritur shumën prej 1.25 trilionë euro, që paraqet rreth gjysmën e bruto
produktit vendor (GDP) gjerman. Ai më tutje diskutoi edhe për kushtet dhe kriteret të cilat duhet
plotësojnë ndërmarrjet kosovare, që dëshirojnë të bëhen furnitorë të ndërmarrjeve gjermane dhe
bëri ftesë që Kosova te përfaqësohet në eventin i bizneseve e cila do të mbahet më 19.06.2018 në
Frankfurt.

Zëvendësministri Thaçi fillimisht i dëshiroi mirëseardhje z. Holzgrefe dhe më pas shtoi se kjo
iniciativë është e mirëseardhur për vendin tonë, sepse është një urë lidhëse në mes Kosovës dhe
shteteve te rajonit dhe Evropës. Ai theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë posedon listën e
bizneseve të strukturuara sipas veprimtarive ekonomike të cilat informata mund t’i dërgojmë
përmes Odes Ekonomike Gjermane në Kosovë në mënyrë që bizneset tona të përfaqësohen më mirë
në eventin (Panairin e bizneseve), që do të organizohet ne Frankfurt, ku bizneset kosovare kanë
mundësinë e komunikimit biznes me biznes (be to be), për të promovuar produktet e tyre dhe se si
rezultat i këtij komunikimi direkt do ta krijojnë mundësinë e eksportit të produkteve të tyre në
vendet e rajonit dhe botës.

-Advertisement-

Në fund të kësaj dreke punë, zëvendësministri Thaçi e falënderoi z. Holzgrefe për hapjen e
mundësive të bashkëpunimit të ndërsjelle në mes të Republikës se Kosovës dhe shtetit të
Gjermanisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera