Lajme

Zëvendësministri Çeku po merr pjesë në Konferencën e Stambollit për Siguri

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 02 November 2017

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku po merr pjesë në Konferencën tradicionale për Siguri në Stamboll të Republikës së Turqisë.

Në këtë konferencë po trajtohen temat për sigurinë si dhe po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë rajonale dhe globale.

Në punimet e Konferencës së Stambollit për Siguri po marrin pjesë personalitete të larta ushtarake dhe politike të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, si: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë si dhe shumë ministra, komandantë dhe personalitete tjera të shquara nga rajoni dhe bota.

-Advertisement-

Në këtë konferencë, zëvendësministrin Agim Çeku e shoqërojnë atasheu i FSK-së në Turqi, nënkolonel Bekim Osmani dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Republikën e Turqisë.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera