Zëvendëskryeministrja e kërkon PDK-në të futet në Qeveri!
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 10 August 2020
Nisma Socialdemokrate ka shfaqur besimin karshi shefit të qeverisë, Avdullah Hoti për dialogun me Serbinë. Ani pse zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj nuk ishte pjesë e takimit të fundit kokë më kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ajo i beson parimeve paraprake për dialogun ndërmjet partnerëve qeverisës.
Karshi qëndrimeve mosbesuese të AAK-së për diskutimet e brendshme të këtij takimi, Balaj-Halimaj thotë se kjo parti duhet t’iu besojë partnerëve deri në fund, ose të ndërpresë bashkëpunimin.
Por pavarësisht kësaj, zëvendëskryeministrja, Balaj-Halimaj në një intervistë për KosovaPress u shpreh se këto mospajtime nuk janë të domosdoshme për prishjen e koalicionit qeverisës.Derisa kërkon edhe zgjerimin e këtij koalicioni qeverisës me përfshirjen e partisë opozitare PDK-së.
“Në disa takime kemi qenë, ndërsa në takimin me Vuçiq nuk kemi qenë. Kjo ka qenë ndoshta, ekskluzivisht e drejtë e kryeministrit për të pasur secilin me veti. Nëse do të merrte zotëri Selimin unë do të mbetsha jashtë sepse takimi ka qenë një plus një, e më pastaj ndoshta do të kisha deklarata të tilla edhe unë. Por fare s’është e rëndësishme kjo, sa është se nëse i jep besim me votë dikujt atëherë edhe duhet t’i besosh për tema që i ngritë dhe i fol. Për shkak se kryeministri aty nuk ka thënë asgjë jashtë asaj që jemi dakorduar të tre partnerët e koalicionit. Kur i beson një partneri tjetër është mirë t’i besosh deri në fund, ose në momentin kur nuk i beson më është t’ia heqësh besimin ose mos të bashkëpunosh më tepër me ta”, thotë ajo.
Ndërkohë, vartësja e kryeministrit Hoti e konsideron joserioze iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të rrëzuar qeverinë aktuale përmes një mocioni të mosbesimit.
“Mund të ketë mospajtime të partnerëve në koalicion për tema të ndryshme, por nuk është e domosdoshme të prishet koalicioni për një mospajtim ose një tjetër. Ata kanë dashur të bëjnë një spektakël sepse ata e dinë që nuk i kanë numrat për rrëzimin e qeverisë. Madje nuk e di që i kanë numrat edhe për të vendosur në seancë këtë mocion”, u shpreh ajo.
Si kundërpërgjigje e kësaj iniciative, zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj thotë se për shkak të nevojës për unitet për dialogun me Serbinë dhe propozim-aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, partia e këtij të fundit duhet të jetë pjesë e qeverisë Hoti.
“Ne e kemi qëndrimin se edhe PDK-ja duhet të jetë pjesë e kësaj qeverie. Për shkak se ne duam të jemi unik përballë Serbisë me dialog dhe secili subjekt politik që i bashkohet kësaj ideje që qëllimi kryesor të jetë njohja mes dy shteteve të jemi më të qëndrueshëm dhe bashkuar”, u shpreh ai.
Dallimet me AAK-në, zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës i shfaqi edhe për hyrjen e xhandarmerisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku thotë se i besojnë deklaratave të KFOR-it se ato kanë qenë patrullime të përbashkëta.
“Derisa KFOR-i deklarohet ose del me një deklaratë të tillë ne i besojmë dhe vazhdojmë të mendojmë që ato kanë qenë patrullime të përbashkëta. Nuk ka asnjë nevojë që të shqetësohen qytetarët atje. Ne dhe secili qytetar i Republikës së Kosovës është në gjendje të mbrojë me çdo kusht atë vend dhe secilin pjesë të Republikës së Kosovës”, thotë ajo.
Sa i përket menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, Balaj Halimaj tha se nga data 15 gusht presin të vijnë aparatura të reja për testet RT-PCR. Derisa thotë se çdo rekomandim të IKSHP do të kthejnë në vendime, qofshin edhe ato për marrjen e masave më rigoroze.
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...