Lajme

Zëvendësja e Ramës e quan revansh politik të tij shkarkimin e Musliut

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 02 February 2024

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e ka cilësuar si revansh personal të kryetarit Përparim Rama, shkarkimin që i bëri Drejtorit të shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

Sipas saj shkarkimi i tij lidhet me kundërshtimin që PDK, si partner i koalicionit në kryeqytet, i ka bërë këmbimit të pronave.

“Revanshi i Përparim Ramës ka emër: Badovc”, ka shkruar Sahatçiu.

-Advertisement-

“Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revash politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale.

Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik”.

“Më 2 shkurt 2022 me Ilirikun i’u bashkuam qeverisjes në Prishtinë. Më 2 shkurt 2024, Përparim Rama filloi revanshin publik”, ka vazhduar ajo.

Ndër të tjera nënkryetarja e komunës, ka theksuar se Rama ka mundur të japë si kryetar, që problem me mbeturinat të zgjidhej.

“Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera