Lajme

Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 08 February 2023

Nga Dogana e Kosovës njoftojnë se sot janë vizituar nga zëvendës-ambasadori i Holandës Ronald Goldberg si dhe Ivan Iliev, përfaqësuesi regjional për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore, të cilët u mirëpritën nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare.

“Llugaliu njoftoi të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës, ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit”, thuhet mes tjerash në kumtesën për media.

-Advertisement-

Po ashtu njoftohet se zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve të jetë efikas dhe frytdhënës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera