Zëvendës-kancelari i austriak dëshiron që vendi i tij të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 11 February 2018
Njohja e Kosovës është çështje e Serbisë, kurse presioni mbi të për ta pranuar Kosovën është mënyrë e gabuar, tha Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë, para vizitës në Beograd.
“Mendoj se njohja e Kosovës është çështja e vetme e Serbisë. T’i bëhet presion vendit për këtë do të ishte mënyra e gabuar. Austria, si një vend neutral, duhet të luajë rolin e një ndërmjetësuesi”, tha Strache për gazetën serbe “Politika”, përcjell Telegrafi.
Strache përkujton se partia e tij (parti e skajshme konservatore) kritikoi ashpër njohjen austriake të Kosovës, por tani është një fakt që nuk mund të ndryshohet më.
Zëvendës-kancelari austriak tha se shpreson se është i mundur një kompromis në kuadër të dialogut të Brukselit midis Beogradit dhe Prishtinës.
Duke potencuar se Serbia pa dyshim është një nga vendet më të rëndësishme në rajon dhe garantues i paqes dhe stabilitetit, Strache thotë se vendi Serbia në aspektin e anëtarësimit në BE është në një rrugë shumë të mirë.
Sipas tij, e drejta për vetëvendosje të Kosovës veriore apo autonomia do të ishte e dëshirueshme.
“Por për këtë, fatkeqësisht, nevojiten negociata të gjata dhe të ndërlikuara. Më duket se Prishtina është shumë e qartë për këtë çështje”, tha Strache, i cili do të takohet të hënën me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
Lideri i parisë së skajshme konservatore austriake, Heinz Christian Strache njihet si mik i Serbisë. Ai si lider i partisë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka marrë pjesë në një miting të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Tomislav Nikoliqit dhe Aleksandar Vuçiqit, dhe me atë rast e ka quajtur Kosovën “zemër të Serbisë”.
Të tjera
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...