Zëvendës ambasadorja e ShBA-së: Jemi me fat që kemi partneritet kaq të fortë me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 11 September 2022
Zëvendës ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Alyson Grunder, ka bërë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Grunder tha se është thellësisht mirënjohëse ndaj solidaritetit të Kosovës për këtë ceremoni në kujtim të 21 vjetorit të sulmeve të tmerrshme që ndodhën në Kullat Binjake.
“Dëshirojmë të falënderojmë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe ministren e Jashtme që janë këtu për të nderuar viktimat“, tha zëvendës ambasadorja.
“Në atë ditë të kobshme të 11 shtatorit, unë kam qenë në New York, duke shërbyer në misionin e ShBA-së në Kombet e Bashkuara. Mund ta paramendoni se çfarë tronditje kishim. Si është e mundur që një qenie njerëzore të paramendojë apo të planifikojë sulme aq të urrejtshme, të cilat qëllimin e vetëm e kishin që të merrnin sa më shumë jetë të njerëzve të pafajshëm”, u shpreh tutje ajo.
Megjithatë, Grunder tha se pas atyre ditëve të kobshme, ata panë mbështetjen dhe solidaritetin nga vendet aleate, përfshirë Kosovën.
“Në të njëjtën kohë, pas atyre ditëve ne e pamë të gjithë atë dashuri, mbështetje dhe solidaritet që u shpreh jo vetëm nga amerikanët, por edhe nga partnerët dhe aleatët nga i tërë globi, përfshirë edhe Kosovën”.
Sa i përket dërgimit të një cope metalike nga Kullat Binjake në Pejë, Grunder tha se ky është vetëm simbol i lidhjes të forta që kanë populli i Kosovës dhe populli i ShBA-së i ndajnë së bashku,
“Jemi me fat që kemi një partneritet kaq të qëndrueshëm dhe të fortë me Kosovën”, përfundoi Zëvendës ambasadorja.
Të tjera
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...