Lajme

Zenun Elezaj jep një lajm fantastik për studentët e komunës së Klinës

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 28 January 2022

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se kanë rritur numrin e përfituesve të bursave studentore në Klinë, shkruan Gazeta inFokus.

Elezaj përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se kanë rritur numrin e përfituesve të bursave nga 30 sa ka qenë vitin e kaluar në 40 përfitues.

Ky propozim i tij është miratuar këtë të premte nga kuvendi komunal i komunës së Klinës.a

-Advertisement-

“Rritet numri i përfituesve të bursave studentore në Klinë

Rritja e numrit të studentëve përfitues të bursave ka qenë një nga premtimet që kemi bërë gjatë fushatës zgjedhore dhe mbetet një nga synimet e mia, me qëllim që studentëve sado pak t`i ndihmojmë në mbulimin e shpenzimeve të tyre.

Pas një planifikimi të duhur buxhetor dhe menaxhimit të mirë me paranë publike që kemi bërë si ekzekutiv i komunës, kemi propozuar që të rritet numri i përfituesve të bursave, nga 30 sa ka qenë vitin e kaluar në 40 përfitues, propozim i cili është miratuar sot nga kuvendi i komunës.

Numri i përfituesve të bursave do të rritet çdo vit, deri në përmbushjen e premtimit zgjedhor që kemi dhënë për ndarjen e 60 bursave për studentë”, ka shkruar Elezaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera