Lajme

Zënka që ia mori jetën, si erdhi deri te vrasja e 25-vjeçarit në Mitrovicë?

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 30 October 2021

25-vjeçari me inicialet A.M, është therur për vdekje, pas mesnatës në Mitrovicë. Të dyshuar për vrasjen janë Lundrim Beqiri dhe A.Z, të cilët ndodhen në arrati. Lundrimi është edhe vëllai i Valdrin Beqirit, personit që e kishte vrarë një student me kallashnikov para 5 viteve. Express u sjell përmbledhje të asaj se çka dihet për vrasjen e mbrëmshme.

Një zënkë mes tre personave ka përfunduar me vrasjen e një të riu në Mitrovicë. Viktima është një 25-vjeçar, me inicialet A.M.

Për vrasjen që u krye pas mesnatës, njoftoi Policia në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Në raport thuhej se fillimish i riu u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe se më pas u transferua për në QKUK, ku edhe vdiq.

Fillimisht, Policia njoftoi vetëm se të dyshuar për vrasje ishin dy persona dhe që gjenden në arrati.

“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport”, thuhej në raport.

Më vonë, Policia njoftoi se është bërë edhe identifikimi i të dyshuarve.

“Nga veprimeve të deritanishme hetimore, hetuesit policor kanë identifikuar identitetin e dy personave të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje”, thuhej në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera