Lajme

Zemaj: VV-ja në kërkim të elektoratit e kontrabandoj duke e kaluar në dy leximet projektligjin për sigurime shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 05 December 2024

Ish ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar ashpër pasi partia në pushtet kaloi projektligjin për sigurime shëndetësore në seancën e sotme ku gjatë votimit ishin në sallë vetëm deputetët e Vetëvendosjes.

Zemaj e ka quajtur të papranueshëm dhe kontrabandim kalimin e këtij ligji në të dy leximet, shkruan Gazeta Infokus.

“I prapranueshëm fakti se si VV-ja e kontrabandoj sot projektligjin për sigurime shëndetësore, brenda ditës në dy leximet, duke mashtruar dhe improvizuar, nga gutia e madhe për ta kthyer në përfitim elektoral”, ka thënë deputeti.

-Advertisement-

Ai ka thënë se pas katër vitesh në pushtet Vetëvendosjes tani iu kujtua të kalonte ligjin për sigruimë shëndetësore pa asnjë konsultim apo propozim nga deputetët e tjerë.

“Patën 4 vite kohë, nuk u morën me të por sot pa asnjë konsultim, pa u lënë kohë deputetëve të bëjnë propozimet e tyre për ta përmirësuar sado pak propozimin skandaloz të qeverisë së paaftë, që aftësinë e vetme e ka mashtrimin. Por, ky mashtrim do të ndëshkohet nga qytetarët më 9 shkurt. E sigurimet do të bëhen me qeverinë e re të LDK-së”, shkruan ish ministri./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera