Zemaj: Qeveria Kurti, e vetmja që ministrat e zëvëndëskryeministrat e saj kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve
Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 18 July 2023
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka deklaruar se dhuna e përdorur në Kuvend është mjet i papranueshëm. Ai thekson se një veprim i tillë, ndaj deputetëve të Kuvendit, është parë vetëm nga Qeveria Kurti.
Zemaj e ka cilësuar Qeverinë Kurti si e vetmja anëtarët e së cilës kanë një sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Ndoshta për nga jetëgjatësia mund të kemi mentalitete të ndryshme dhe mund të marrim krahasime të zhvillimeve, të raportit Qeveri-Kuvend por mund të them me keqardhje se kjo qeveri është e vetmja që ministrat e zëvendëskryeministrat kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve. Ka gjuhë joparlamentare, fyese, intervenime të kohëpaskohshme që vendosin deputetet në siklet ose jashtë diskutimet dhe fatkeqësisht janë toleruar duke menduar që kalohen”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.
Zemaj ka deklaruar se dhuna e përdorur në Kuvend është mjet i papranueshëm.
“Pamje të këqija, pamje të cilat e vendosën Kosovën në ballinat e mediave më prestigjioze, jo për të mirë duke menduar që mjetet e dhunës i takojnë së kaluarës dhe duke shpresuar që pamjet e viteve të kaluara ku kishte gaz, ujë, hudhje të gjësendeve etj., do kalojnë në instrumente demokratike të Kuvendit të Kosovës e më së paku duke përjashtuar dhunën që është mjeti më i papranusheshëm”, ka deklaruar ai.
Nga ana tjetër, analisti Astrit Gashi ka deklaruar se nuk ka parë një qëndrim opozitar të dënimit të dhunës nga ana e LDK-së.
Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar nga deputetët e opozitës.
Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.
Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.
Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa kuvendi shkon në pauzë për 30 minuta.
Të tjera
-
Zbulohet vendi i origjinës së COVID-19? CIA nxjerr raportin
CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID...
-
Burri rrạh gruan në Pejë dhe më pas arratiset
Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dje pasdite në...
-
Prishtina renditet e 24-ta në botë për ndotje të ajrit
Prishtina këtë të diel po renditet e 24-ta në botë sa i përket ndotjes së ajr...
-
Momenti kur Jeta Rafuna shpërthén në lot në studio, pasi i ndodh e papritura
Në sezonën e dytë të emisionit të shumëpritur “Zgjohu” e ftuara e parë ishte ...
-
46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku. Sipas të...
-
Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës...
-
AAK-Nisma sot mbajnë tubim zgjedhor në Malishevë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubimin zgjedhor në Malishevë nga or...
-
Thẹren me thikë dy vëllezër në Drenas, tre të arrestuar
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Drenas. ...
-
Vidhet kasaforta me para në një banesë në Mitrovicë
Një kasafortë me para është vjedhur në një banesë në Mitrovicë. Sipas rapo...
-
Gjilan: Kaloi ilegalisht kufirin, i dyshuari shoqërohet në stacionin policor
Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, pasi dyshohet se me...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...