Zemaj preferon koalicion me VV
Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 19 June 2017
Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se një koalicion mes këtij subjekti partiak dhe Vetëvendosjes do të ishte i mundshëm, vetëm për të dërguar në opozitë pjesëtarët e koalicionit PAN.
I ftuar në Info Magazine, Zemaj tutje shtoi se nga zgjedhjet e fundit të mbajtura më 11 qershor, nuk ka asnjë fitues derisa duke komentuar mandatin e kaluar qeverisës tha se PDK nuk duronte dot sukseset e LDK-së prandaj erdhi deri tek mocioni tinzar për rrëzimin e qeverisë, transmeton Klan Kosova.
”Besoj që do të jem pjesë e Kuvendit. Fokusi ynë ka qenë fitorja e LDK-së. LDK ka arritur ta konsumojë votën e saj përafërsisht nga zgjedhjet e kaluara. Temat kauzat të cilat janë ngrit kanë pasur efekt në terren. Pavarësisht kësaj është ndërtu një unifikim brenda subjketit për listën, që ka pasur efekt në këtë fushatë zgjedhore”.
”Struktura e LDK-së ka besuar fuqishëm në elektoratin. Nuk ka fitues të zgjedhjeve, ka numra, shifra po r në aspektin e fituesit ku do thirrej si fitues nuk është prodhuar nga këto zgjedhje”.
”Duke reflektuar mbi të kaluar duhet të marrim hapa për të ardhmen. LDK ka pasur fatin të sakfrifikohet për intersin shtetëror në raport me aleatët e saj”.
”Në gjendjen që jemi tani, kemi thënë se struktura e LDK-së nuk e duron koalicionin me PDK-në. Për shkak se bashkëqeverisja brenda strukturave udhëheqëse ka pasur moskoordinim mes tyre.
”PDK nuk i duronte sukseset e LDK-së. Kulmi i saj ka qenë mocioni, mocion tinzar dhe ky ka qenë qëllimi të shkohet në zgjedhje”.
”Haradinaj për ne është PAN, prandaj ne e shohim si Parti Demokratike. Këtë koalicion e shohim Partia Demokratike e Kosovës me aleatët e vet”.
”Nuk kemi nevojë për rimëkëmbje. Ne jemi me vota shumë mirë. Nga ky pozicionim që jemi për ta quar këtë koalicion në Opozitë, ne preferojmë një bashkëpunim me VV-në”.
”Interesimi im është që këta që janë në këtë koalicion, të jenë në opozitë. Pas certifikimit të rezultateve dhe mund të japin një ide të qartë se cka të bëhet”.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...