Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 25 November 2024
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publikimit të një audio- incizimi të publikuar nga “Paparaci”, në të cilin Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare.
Ai ka thënë se përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme në llogari të pushtetit, është kulmi i goditjes së institucioneve të pavarura të sigurisë.
“Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme në llogari të pushtetit, për t’i goditur media të caktuara është kulmi i goditjes së institucioneve të pavarura të sigurisë. Një veprim i tillë dëmton shtetin, dëmton AKI-në dhe zbeh besimin e qytetarëve në ketë institucion të ndjeshëm. Prandaj RTK duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur nga interesat politike dhe të siguroj informim të paanshëm” tha ai.
Zemaj shtoi se AKI duhet të operojë jashtë ndikimeve politike për ta ruajtur besimin, dhe efektivitetin që posedon.
“Po ashtu AKI duhet të operoj jashtë ndikimeve politike për ta ruajtur besimin dhe efektivitetin e tij. Pavarësisht se pushteti i keq nuk zgjedh mjete, qytetarët e kanë mjetin kryesor për ta rrëzuar pushtetin e keq përmes kutive të votimit. 9 shkurti po afron, ndëshkimi qytetarë ju pret”./GazetaInfokus
Të tjera
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...