Lajme

Zemaj për seancën e sotme: Pushteti bojkotoi Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 12 October 2023

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka folur për bojkotin e pushtetit ndaj opozitës- mospjesëmarrja e VV’së në seancën e sotme për Policinë, refuzimi i Kurtit për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare dhe moskonstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore.

Ai në emisionin “Frontal” të T7 ka thënë se partia në pushtet nuk mund ta ndalë zërin opozitar duke e pamundësuar kuorumin.

“Ata, po e bojkotojnë Kosovën”, tha Zemaj.

-Advertisement-

Zemaj tha se shfrytëzueshmëria e mjeteve nga marrëveshjet ndërkombëtare është e ulët kur foli për insistimin e VV’së që opozita t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Tani po thojnë na keni blloku mjetet”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera