Lajme

Zemaj për Gjeneralin Klaus Reinhardt: Ushtarët e vjetër nuk vdesin kurrë

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 02 December 2021

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt, shkruan Gazeta Infokus.

Për vdekjen e tij ka reaguar Ambasadori Astrit Zemaj, i cili ka thënë se për vendin dhe popullin tonë nënkupton humbje e mikut të madh.

“Lajmi i ndarjes nga jeta të Gjeneralit Klaus Reinhardt, Komandantit të forcave të KFOR-it në Kosovë (KOM-KFOR,Tetor 1999 -Prill 2000), për vendin dhe popullin tonë nënkupton humbjen e mikut të madh, i cili përveç punës në ditë të vështrira në fushën ushtarake, ai u angazhua përtej kësaj duke qenë pranë nesh edhe në ndertimin e shpresës për rilindje pas viteve të rënda të okupimit klasik e cila rezultoj me një lufte të tmerrshme kundër popullit tonë në vitin 1998-99”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ambasadori Zemaj ka thënë se do të jetë mirënjohës përjetësisht ndaj gjeneralit Reinhardt, ndërsa i ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve me një përshëndetje ushtarake, “Ushtarët e vjetër nuk vdesin kurrë”. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera