Zemaj: Masat janë amatoreske, qeveria s’ka kontakt as me OBSh-në
Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 25 January 2022
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës duke shtuar se të gjitha thirrjet rreth situatës pandemike kanë hasur në vesh të shurdhër.
Sipas Zemajt, ka rënë efekti i imunizimit dhe për këtë arsye është numri rekord i infeksionit në Kosovë. Ai e sheh shqetësuese numrin e madh të fëmijëve të infektuar me virus.
“Nuk kemi parë menaxhim. Kemi thirrur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë e Kosovës që të rikthejë vëmendjen rreth situatës pandemike. Këto thirrje kanë hasur në vesh të shurdhër dhe nuk kemi parë ndonjë menaxhim. Fatkeqësisht u pa që Qeveria ka hequr dorë nga menaxhimi i situatës me pandeminë dhe kjo është arsyeja primare pse kemi një numër të lartë të infeksionit. Këto pasoja janë evidente dhe kogja vështirë të riparueshëm në një afat të shkurtër kohor”.
“Janë dy probleme që kemi parë e që janë në çakordim me njëra tjetrën. Është vaksina kundër gripit sezonal dhe kujdesi kundër gripit dhe çështja e marrjes së dozës përforcuese, por edhe vaksinimi i moshave të reja. Këto nuk i kemi parë nga Ministria e Shëndetësisë. Një shkëputje nga zinxhiri motivues i profesionistëve dhe personeli shëndetësor. Tashmë ka rënë edhe efekti i imunizimit, i cili nuk është përcjellë në dozën përforcuese dhe për këtë arsye është numri rekord i infeksionit në Kosovë. Ne jemi në një valë enorme të rritjes së rasteve. Do të duhej të ishin shqetësuese fëmijët sepse një numër i madh i tyre janë nën moshën 9 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare”, tha Zemaj.
Mes tjerash, Zemaj tha se masat e marra së fundi nga Qeveria janë “amatoreske” duke shtuar se institucionet përgjegjëse nuk kanë kontakt as me OBSh-në për të marrë opinionin e tyre në lidhje me këtë cështje, raporton EO.
“Masat janë ad-hoc. Janë masa jo kompetente për situatën aktuale dhe janë masa të cilat janë kopjuar keq pa një sinkronizim për të parandaluar infeksionin. Këto masat për mbylljen e kufijve me vëllezërit tanë sidomos të Luginës së Preshevës kanë vështirësi në lëvizjen e tyre qoftë me familjarët e tyre në Maqedoni. Këto janë masa amatoreske dhe të cilat lënë shije të keqe për një institucion kredibil që do të duhej të ishte Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës. Këta nuk kanë kontakt as me OBSh-në”.
Deputeti i LDK-së shtoi se ka ankesa të shumta nga qytetarët që detyrohen të drejtohen për testime në institucionet private.
“Sa i përket testimeve do ta adresojmë në Ministri të Shëndetësisë sepse ka ankesa nga qytetarët që detyrohen nga pamundësia për tu testuar në institucione publike të drejtohen në institucione private shëndetësore e cila është një kosto e shtuar për ta në ngarkesën financiare për jetesën e tyre”./FrontOnline
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...