Zemaj i përgjigjet Haradinajt: Jemi parti që i edukojmë të gjithë

Autori: Gazeta inFokus
12:34 | 04 August 2023
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i është përgjigjur deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë bashkëpjesëmarrës me Albin Kurtin në të keqen që po i ndodhë vendit.
Zemaj tha se këto deklarata i sheh si tendencë që AAK-ja të fitojë hapësirë opozitare. Duke shtuar se në vazhdimësi kanë qenë kritik ndaj Qeverisë, duke shtuar se të gjithë duhet t’i bashkëngjiten platformës, agjendës dhe rrugës se re për Kosovën të LDK-së.
“E shohim si tendencë për hapësirë opozitare. Ne e kemi rolin tonë opozitare edhe partiak. E kemi agjendën tonë programore edhe politike. I shpalosim të gjeturat. Tentojmë që të japim versione më të mira për këtë Qeveri. Në këtë formë i shohim edhe këto komunikime. Besa ne jemiparti që i edukojmë të gjithë, përfshirë edhe opozitën”.
“Asnjë adresim tjetër nuk e kemi ne raport më të tjerët ne e kemi me pushtetin i cili është duke i bërë dëm Kosovës në kuptimin funksional të saj. Të tjerët mendoj se duhet t’i bashkëngjiten edhe platformës edhe agjendës dhe rrugës se re për Kosovën të LDK-së”, tha ai.
Në lidhje me largimin e 25% të policëve përreth objekteve komunale në veri, Zemaj tha se Qeveria po merr vendime të dëmshëm në vazhdimësi, raporton EO.
“Ashtu siç janë shkeljet Kushtetues në vazhdimësi janë edhe tërheqjet dhe vendimet e dëmshme në vazhdimësi. Ishte edhe vitin e kaluar për targat. Tash morën sanksione nga BE për këtë sjelle të tillë dhe kjo tërheqje shihet si një lojë e ndytë e Kurtit në raport më dështimi e tij në procesin e dialogut dhe rënies së tij në grackën e Aleksandër Vuçiqit”, tha ai.

Të tjera
-
Shumica e deputetëve nga pakicat thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë
Shumica e përfaqësuesve të zgjedhur nga pakicat joserbe në zgjedhjet e fundit...
-
Rizvanolli tregon propozimin që ministria e saj i ka bërë ZRRE-së për çmimin e rrymës
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, përmes një videoje në Facebook, ka t...
-
Haziri: Pa LDK-në nuk bëhen as nuk mbyllen proceset
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ishte i ftuar në ...
-
Von der Leyen i ofron Trump marrëveshje tarifash: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të hakmerremi
KE i ka ofruar presidentit Donald Trump një marrëveshje për heqjen e të gjith...
-
Trump kërcënon Kinën: Do të tarifoheni me 50% nëse nuk anuloni tarifën prej 34% ndaj SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon se Kinën se nëse hakmerret me tarif...
-
Përpjekjet për rrëmbime të fëmijëve ngjallin shqetësim në Vjenë
Prindërit dhe mësuesit në lagjen Donaustadt të Vjenës kanë ngritur alarmin pa...
-
Ambasada e ShBA-së në Kosovë njofton: Nuk do t’i përpunojmë më aplikimet për viza nga disa individë
Qytetarët që kanë aplikuar për vizë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të A...
-
Haliti: Besoj që Kurti po i analizon kërkesat e Limajt për koalicion, opozita e dobësuar pa kandidat të përbashkët për kryeministër
Xhavit Haliti, ish-nënkryetar i Kuvendit e ka komentuar mundësinë e një koali...
-
Arrestimi i katër serbëve në Gjakovë, ish-ministri i MPB-së: Institucioneve u duhet kohë për t’i mbledhur faktet
Katër serb u arrestuan të shtunën në Gjakovë dhe të nesërmen kryeministri në ...
-
Albert Kinolli thotë se do ta votojë qeverinë e re më 15 prill: Besoj që shumica e minoritarëve do të bëhen bashkë për këtë
Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli duket se ...
-
Kadetët e FSK-së shpërblehen me medalje të artë në Itali
Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kos...
-
Gjendet pa shenja jete 27-vjeçari në malin e Pashtrikut
27-vjeçar nga Hasi, që u zhduk pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtriku...