Lajme

Zemaj flet pas vdekjes së 71-vjeçarit nga Vushtrria

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 07 June 2020

Mbrëmë ka vdekur një 71-vjeçar nga Vushtrria, si pasojë e sëmundjes Covid-19.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese”, njoftoi Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shprehi ngushëllime familjes, me ç’rast bëri thirrje për kujdes, shkruan Indeksonline.

-Advertisement-

“Ngushllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre. Ju lutem, të jemi më të kujdesshëm, kujdesi jonë personal është kujdes kolektiv”, shkroi ai.

Zemaj tregoi edhe për vizitën e djeshme në Vushtrri, një nga komunat më të prekura nga virusi Covid 19 për momentin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera