Zelensky: Zona e ndalim-fluturimit do të parandalonte katastrofën humanitare
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/ZELENSKY-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
13:19 | 09 March 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se nëse nuk shpallet zona e ndalim-fluturimit për të mbrojtur Ukrainën, komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për katastrofë të madhe humanitare.
Zelenskiy ka thënë më 9 mars se Rusia ka rritur shkallën e sulmeve në ditën e 14-të të luftës dhe se bota nuk mund të rri duarkryq.
“Rusia përdor raketa, aeroplanë dhe helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, kundër qyteteve tona, kundër infrastrukturës tonë. Është detyrë humanitare e botës që të përgjigjet”, ka thënë ai.
NATO-ja ka hedhur poshtë mundësinë e zbatimit të ndalim-fluturimit për shkak të shqetësimeve të përballjes së drejtpërdrejtë me Rusinë.
Zelensky u ka bërë thirrje fuqive të Perëndimit që menjëherë të zgjidhin ofertën polake, e cila do t’i mundësonte shtetit të tij të furnizohej me aeroplanë luftarakë rusë MiG-29 – një lloj i aeroplanit luftarak që pilotët ukrainas dinë si ta përdorin.
Më 8 mars, Uashingtoni ka hedhur poshtë idenë e Polonisë për t’ia dorëzuar SHBA-së aeroplanët rusë në bazën ajrore amerikane në Gjermani.
Uashingtoni ka thënë se një veprim i tillë mund të përshkallëzojë konfliktin.
“Kur do të merret vendimi? Dëgjoni: Ne jemi në luftë! Ne nuk kemi kohë për këto shenja. Ky nuk është pingpong. Këto janë jetë njerëzish. Ne po bëjmë thirrje sërish: Zgjidheni shpejt. Mos u largoni nga përgjegjësia, na dërgoni aeroplanët”, ka thënë Zelensky.
I pyetur si e sheh Moska ofertën polake, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se kjo do të krijonte “një skenar potencialisht të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm”./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-oksigjenni.png)
Të tjera
-
Arrestimi i pesë serbëve nën dyshimin për krime ndaj civilëve shqiptarë – Vuçiq e quan “provokim” të qëllimshëm
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar lidhur me arrestimin e pes...
-
Përditësohen të dhënat, ja sa gjatë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
Momentalisht pritjet për të hyrë në pikën kufitare Dheu i Bardhë zgjasin 1 or...
-
Ministri Krasniqi njofton se dy vendime janë aprovuar në Gjykatë në favor në MAPL-së
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditu...
-
“Nesër Osmani dhe Sadriu do të ndjekin garën e kalorësve në Kroaci”
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të qëndrojë p...
-
Aksident me fatalitet në Rugovë të Pejës
Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në Shtupeq të Madh të R...
-
Burri e dhụnoi për 28 vite, rrëfehet gruaja: Edhe e vdekụr me atë njeri nuk kthehem
Rastet e dhunës ndaj grave janë shumë të shprehura në shoqërinë shqiptare. Di...
-
Pas ịncịdentit të Osmanit në aeroportin e Shkupit, të hënën Kurti shkon për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut
Kryeministri Albin Kurti, të hënën do të shkojë për vizitë zyrtare në Maqedon...
-
Mbyllet një restorant në Prizren pas dyshimeve për helmim të tetë qytetarëve
Dyshohet se të dielën e kaluar tetë persona janë helmuar në një restaurant në...
-
Deputetja e VV-së lajmërohet me një fotografi nga Ura e Ibrit pas qëndrimit të QUINT rreth hapjes
Deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza, ka publikuar një fotografi në afërsi të Urë...
-
Osmani njofton sot për një takim që e ka realizuar gjatë javës me drejtues të Odës Amerikane
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar këtë javë një...
-
Zbulohet pllaka e luftëtarit Isni Rama, Kurti: Nga mërgimi ”Raketa” u kthye për të luftuar në Kosovë
Sot, në Molliq të Komunës së Gjakovës, është zbuluar pllaka e luftëtarit Isni...
-
Haxhiu i reagon Bajqinovcit: Kur veriu rrezikonte pastrimin etnik, ti Mefi bëje gjimnastikë me “hellonka”
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka ngacmuar sot deputetët e PDK-...