Zelensky vlerëson Erdoganin për mbështetjen e tij për integritetin territorial të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus
16:02 | 20 August 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vlerësuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.“Sot zhvillova një bisedë të gjatë me presidentin turk, Erdogan. Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të presidentit Erdogan lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë.
Ne diskutuam për bashkëpunimin në sektorët e ekonomisë, energjisë dhe mbrojtjes”, tha Zelensky në një videomesazh.
Presidenti Erdogan vizitoi të enjten qytetin ukrainas Lviv, ku u takua me presidentin Zelensky dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.
“Unë e vlerësoj ndihmën e Turqisë në projektin e rindërtimit të qytetit të Kharkivit dhe rrethinave. Një vend jashtëzakonisht i fuqishëm mund ta përfundojë këtë detyrë. Marrëveshja e infrastrukturës u nënshkrua sot, duke shënuar fazën e parë”, tha presidenti Zelensky.
Sipas presidentit ukrainas, kriza e ushqimit në botë filloi të përmirësohet pasi hyri në fuqi marrëveshja e eksportit të grurit, që u ra dakord në Stamboll nga Turqia, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja.“Rezultati është i qartë dhe jo vetëm për Ukrainën, por edhe për botën, pasi ashpërsia e krizës globale të ushqimit duket se po zbutet”, tha Zelensky.

Të tjera
-
Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
51 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Teksas, përfshirë 15 fëmijë...
-
Çka thuhet në raportin e Policisë për 2 vjeçaren që u mbyt në pishinë
Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Z...
-
Arrestohet pejani pasi tentoi të kryente marrëdhënie sek*suale me një grua
Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë m...
-
I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë
Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim...
-
Dhun*oi psiqikisht nënën, motrën dhe fëmijët e saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë
Një shtetas i huaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte ushtruar d...
-
Arrestohet një person në Vushtrri pas një zënke për transport gruri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ...
-
Theret një person në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje në komunikacion
Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur të sh...
-
I riu në Gjakovë vdiq pasi u lëndua rëndë në një fabrikë të tullave
Pak orë më herët është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gj...
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...
-
Policia e konfirmon: Mesazhi për bom*bë dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur...
-
Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me serio...