Lajme

Zelensky: Shenja pozitive nga bisedimet e paqes, por mbetemi njësoj të kërcënuar nga Rusia

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 30 March 2022

Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky në një deklaratë këtë mbrëmje thotë se bisedimet për paqe mes delegacioneve ruse dhe ukrainase ishin pozitive, por në vend mbetet frika nga bombardimet ruse.

Në një fjalim për mediet në mbyllje të ditës së 34-të, Zelensky tha se vendi i tij mund t’i besojë vetëm rezultateve konkrete që mund të vijnë ga negociatat.

Presidenti ukrainas u zotua se Ukraina nuk do të ndalojë mbrojtjen përballë ushtrisë ruse, që mbetet një rrezik i madh për vendin.

-Advertisement-

Në lidhje me deklaratën e Rusisë se “po redukton operacionet ushtarake në Kiev”, Zelensky foli me rezerva, ndërsa tha se situate nuk është përmirësuar në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera