Zelensky: Rusia po pëson humbje të mëdha në front

Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 20 February 2023
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ushtria ukrainase i ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse që sulmuan qytezën Vuhledar në pjesën lindore të vendit.
Ai e përshkroi situatën në rajonin e Donbasit si “shumë të vështirë”.
Forcat ukrainase po tentojnë ta zmbrapsin një ofensivë ruse në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, përderisa është në pritje të furnizimeve të reja me armatim nga shtetet perëndimore.
“Situata është shumë e komplikuar atje. Dhe ne po luftojmë. Ne jemi duke i përçarë forcat pushtuese dhe po i shkaktojmë humbje jashtëzakonisht të ndjeshme Rusisë”, tha Zelensky.
Ai shtoi se beson që sa më shumë humbje që t’i shkaktohen Rusisë në rajonin e Donbasit, “aq më shpejt do të mundemi ta përfundojmë këtë luftë me fitore të Ukrainës”.
Ushtria ruse ka qenë nën presion për të korrur suksese shkaku i përvjetorit të parë të nisjes së luftës më 24 shkurt. Por, sipas raportit ditor të Ministrisë britanike të Mbrojtjes, nëse ofensiva ruse dështon të shënojë suksese, atëherë mund të ketë tensione brenda lidershipit rus.
Sipas këtij raporti të së hënës, dy brigada “elitare” ruse kanë pësuar humbje të mëdha në qytezën e Vuhledarit në lindje të Ukrainës dhe tani janë “ushtarakisht të padobishme”.
Ndërkohë, Zelensky ka kundërshtuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, i cili tha se duhet të lihet dera e hapur për dialog për paqe me liderin rus, Vladimir Putin.
“Ky do të jetë një dialog i padobishëm. E vërteta është se Macron po e humb kohën e vet. Unë kam ardhur në përfundimin që ne nuk jemi në pozicion për të ndryshuar sjelljen e Rusisë”, tha Zelensky në një deklaratë për gazetën Corriere della Sera./rel

Të tjera
-
“Zor të lụftohet Rusia pa mbështetjen e SHBA-së”, Zelensky thotë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje për mineralet
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes së djeshme me preside...
-
33-vjet nga referendumi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën
Sot janë bërë 33-vjet që nga referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, ku s...
-
Zelensky arrin në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të takohet me kryeministrin Stramer
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Mbretërinë e Bashkua...
-
Shoferi i një veture gjobitet me 200 euro për tejkalim në vijë të plotë
Policia e ka ndaluar një veturë në fshatin Nikaj të Kaçanikut më 26 shkurt, d...
-
Shërputhje e madhe mes votave për VV-në në përfaqësi diplomatike dhe votave përmes postes
Procesi i numërimit të votave të diasporës po sjell rezultate të çuditshme. ...
-
Ish-ministri Çeku: S’mund t’i ikim shtrenjtimit të rrymës, por ZRrE s’bën ta pranojë rritjen prej 35%
Radio Evropa e Lirë) – Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, në një intervist...
-
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën
Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se SHB...
-
Një Dekadë e Suksesit: Comodita Home Shënon 10 Vjetorin e saj!
Në muajin Mars, Comodita Home feston 10 vjetorin e suksesit dhe transformimit...
-
Kongresisti republikan thotë se fituesi i vetëm nga mosmarrëveshja Trump-Zelensky ishte Putin
Jo të gjithë në Partinë Republikane ndajnë të njëjtin mendim për takimin e pr...
-
Zelensky thotë se dëshiron të mbetet mik me Trumpin
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u shfaq në televizionin amerikan të...
-
Vdẹs në QKUK personi që u lëndụa në vendin e punës
Të martën (25 shkurt), një person, derisa ishte duke punuar në vendin e tij t...
-
U vazhdohet paraburgimi për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sụlmin në “Ibër – Lepenc”
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar me nga dy muaj paraburgimin vël...