Zelensky: Rusët janë përgjegjës për granatimet rreth termocentralit bërthamor

Autori: Gazeta inFokus
14:18 | 06 August 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mohuar zërat se forcat ushtarake që drejton kanë bombarduar zonat përreth dhe në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia.
“Sot, pushtuesit krijuan një situatë tjetër jashtëzakonisht të rrezikshme për të gjithë në Evropë – ata qëlluan në NPP Zaporizhzhia, dy herë në një ditë”, tha Zelensky.
“Ky është termocentrali më i madh bërthamor në kontinentin tonë. Dhe çdo bombardim i këtij objekti është një krim i hapur, i pacipë, një akt terrori”, shtoi ai.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar akuzat e bëra nga kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës se forcat ruse kanë granatuar territorin e termocentralit bërthamor – duke fajësuar në vend të kësaj ukrainasit.
Termocentrali u mor nga forcat ruse në fillim të marsit, ashtu si edhe qyteti aty pranë Enerhodar.“Ky është një argument në favor të aplikimit të sanksioneve të ashpra kundër të gjithë industrisë bërthamore ruse – nga Rosatom tek të gjitha kompanitë dhe individët e lidhur. Kjo është thjesht një çështje sigurie. Ai që krijon kërcënime bërthamore për kombet e tjera, përfundimisht nuk është në gjendje të përdorë teknologjitë bërthamore në mënyrë të sigurt”, tha i pari i shtetit ukrainas.

Të tjera
-
Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. ...
-
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R...
-
Gruda: PDK s’merr pjesë për votim të fshehur, është jokushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nu...
-
Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë konfirm...
-
Edhe PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin
PDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Albin Kurtin. Abelard Tahi...
-
Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm
Deputetja e sapo betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajra...
-
Ndërpritet seanca, shkak takimi i ftuar nga Kurti
Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit...
-
‘‘Qe dora’’ – Limaj e Bahitiri përshëndetën ‘ngrohtësisht’ mes vete para fillimit të seancës
Deputeti i NISMA-s Fatmir Limaj, dhe deputeti i VV-së Agim Bahtiri janë parë ...
-
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas takimit të djeshëm që...
-
Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para se të nis seanca e 38-të në përpjekje ...
-
Ramush Haradinaj: I kuptoj lojërat me ftesa, por konsultat është dashur të ndodhin sot
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se konsultat duhet të ndodhin s...
-
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e...