Zelensky: Po shfarosemi, forcat ruse po kryejnë gjenocid në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
18:17 | 03 April 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë për kryerjen e gjenocidit dhe përpjekjen për të eliminuar të gjitha kombet e Ukrainës, një ditë pas zbulimit të varreve masive dhe ekzekutimit të civilëve pranë Kyivit.
“Ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit”, tha Zelensky për CBS.
“Ne jemi qytetarë të Ukrainës. Në Ukrainë kemi më shumë se 100 kombësi. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, tha Zelensky.
Tre ditë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt, Ukraina paraqiti një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duke akuzuar Rusinë për “planifikim të akteve të gjenocidit”.
Zelensky ka folur një ditë pasi e gjithë bota pa pamjet e transmetuara të trupave civilë të shtrirë në rrugët e qytetit Buça në afërsi të Kyivit, si dhe të raportimit se 280 trupa ishin varrosur në një varr masiv atje.
“Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam t’i nënshtrohemi politikës së Federatës Ruse. Kjo është arsyeja pse po shkatërrohemi dhe shfarosemi”, tha Zelensky.
“Dhe kjo po ndodh në Evropën e shekullit 21. Pra, kjo është tortura e të gjithë kombit”, shtoi ai.
Zelensky bëri thirrje gjithashtu për një tërheqje të plotë të forcave ruse nga Ukraina “të paktën në kufijtë e tyre që ekzistonin para 24 shkurtit, kur Rusia sulmoi Ukrainën”.
“Nuk mund të ketë asnjë takim derisa bombardimet po vazhdojnë. Pra, së pari armëpushim, pastaj mund të kemi një takim me presidentin rus”, tha Zelensky.
Miliona njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës. /rel

Të tjera
-
Përfshihet nga zjarri tregu i plazhit në Durrës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pak më parë në zonën e plazhit n...
-
Tragjedia në Koçan: Tre nga të lënduarit ende në trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut
Tre nga të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Pulse” ende po marrin trajtim ...
-
Kujdes: Ja si do të jenë temeraturat javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ard...
-
Ramush Haradinaj kujton dëshmorin Mentor Dervishaj “Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin Mentor Dervisha...
-
Tragjedi në Itali, shqiptari humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Gëzim Iljazi, ...
-
E rëndë: 50-vjeçari mbytet në plazhin e Durrësit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një pushues 50...
-
Detaje nga rra*hja në veri të Mitrovicës, njëri nga të arrestuarit ndalohet për 48 orë
Njëri nga dy të arrestuarit e sotëm për përleshje fizike në veri, me urdhër t...
-
Ju, Kryeministër, dhe unë që kemi lexuar mijëra libra, a keni një ‘adut’ për të dalë nga kjo krizë?” – Gazetari habit Kurtin me pyetje të papritur
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është ballafaquar me një pyetje të pazako...
-
Kuvendi deklarohet për seancën e sotme konstituive, përmend edhe përplasjen e Deharit me deputetet e ish-opozitës
Kuvendi i Kosovës e ka publikuar një përmbledhje të shkurtër rreth ecurisë së...
-
IKShPK ndan këshilla për pushuesit që shkojnë në det
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka ndarë disa këshilla pë...
-
Shpërthen zja*rr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar
Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” ...
-
Gashi: Vendosja e votimit në mënyrë arbitrare, antikushtetues dhe cenim i demokracisë
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka ripotencuar edhe një herë aktgjyki...