Zelensky përmend fitoret në fushëbetejë, amerikanët paralajmërojnë rreziqe të reja
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 19 September 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përmendur një “një seri fitoresh” në fushëbetejë kundër forcave pushtuese ruse, por gjithashtu i është bashkuar ushtrisë perëndimore dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, të cilët kanë paralajmëruar rreziqe të reja.
Presidenti amerikan, Joe Biden tha se derisa ukrainasit “po mposhtin Rusinë”, ka ende shumë punë për të bërë.
Gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, gjatë një vizite në Poloni shprehu shqetësimet për atë se si mund të reagojë Moska ndaj pengesave në këtë betejë, duke u kërkuar trupave amerikane në Evropë dhe aleatëve që të jenë në “vigjilent dhe në gjendje të larta gatishmërie”.
Më herët gjatë ditës, ushtria e Ukrainës tha përmes Telegramit se trupat e saj kishin vendosur një urë në lumin Oskil, në kundërofensivën e tyre në rajonin verilindor të Harkivit, ku duket se këtë muaj kanë rimarrë mijëra kilometra territor.
Javën e kaluar, Zelensky kishte deklaruar se Ukraina ka rikthyer mbi 6.000 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga forcat ruse.
Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday, shkroi në Telegram se “Rajoni i Luhansk është i ardhshmi. Ç’okupimi nuk është larg”.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet në fushëbetejë në zonat ku lufta po zhvillohet intenzivisht.
Presidenti Biden tha gjatë një paraqitje televizive se “Fitorja e luftës në Ukrainë do të thotë të largosh Rusinë plotësisht nga Ukraina dhe të njohësh sovranitetin [ukrainas]”.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë në fund të shkurtit. Konflikti është më i madhi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar më shumë se 5.500 civilë të vrarë dhe mbi 6.6 milionë të zhvendosur, edhe pse numri i viktimave besohet të jetë shumë më i lartë. Humbjet ushtarake janë po ashtu të mëdha: mbi 9.000 ukrainas të vrarë dhe mbi 25.000 rusë – sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore./rel
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...