Zelensky para Von der Leyen: Putin po përqendron forcat për hakmarrje ndaj Europës
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 02 February 2023
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një vizitë në Kiev, ku përshëndeti përpjekjet e Ukrainës për të avancuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Mesazhi kryesor që i përçoi presidentit Zelensky ishte se Europa do të jetë krah Ukrainës deri në fund të luftës. Ndërsa Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatit një sulm të madh jo vetëm ndaj vendit të tij, por edhe Europës e mbarë botës së lirë.
“Europa ka qenë në krah të Ukrainës që nga dita e parë sepse ne e dimë që e ardhmja e kontinentit tonë po shkruhet këtu. Ne e dimë se ju po luftoni për më shumë se vetveten. Liria është në rrezik. Kjo është një luftë e demokracive kundër regjimeve autoritare. Putini po përpiqet t’i mohojë ekzistencën Ukrainës, por në fakt ajo çfarë ai rrezikon është e ardhmja e Rusisë. Prezenca jonë në Kiev jep një mesazh shumë të qartë: I gjithë Bashkimi Europian është krah Ukrainës për aq kohë sa do të duhet dhe ne do të mbështesim Ukrainën ashtu siç bëjmë me të drejtat themelore dhe ligjet ndërkombëtare,” u shpreh presidentja e KE-së.
Nga ana tjetër, lideri ukrainas deklaroi se vendi i tij është në dijeni që Rusia po i përqendron forcat për një hakmarrje jo vetëm kundër Kievit por edhe kundër gjithë Europës.
“Ne të gjithë jemi në dijeni që Rusia po përqendron forcat e saj për një hakmarrje jo vetëm kundër Ukrainës, por gjithashtu edhe kundër Europës dhe botës së lirë. Në mënyrë që ta mposhtim një armik të tillë, suksesi në fushën e betejës nuk është i mjaftueshëm. Duhet rikthyer besimi në Europë, besimi në Europën e lirë dhe të paqes dhe Europën e bashkuar përmes fuqizimit të institucioneve tona.”/A2/
Të tjera
-
Princ Harry mund të humbasë vizën në SHBA? Sot është mbajtur seanca e re gjyqësore
Një luftë e gjatë ligjore për të zbuluar të dhënat e vizave të Princit Harry ...
-
Bedri Hamza në Fushë Kosovë: Besoni në programin tim, besoni në Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndar...
-
Memli Krasniqi: Drenasi – bastioni i pathyeshëm i PDK-së, gati për fitore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas tubimit madhësh...
-
Mërgim Lushtaku: Nga Drenasi i PDK-së, me plot energji e vendosmëri drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është shprehur i ...
-
Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga ...
-
Doktori tregon arsyet pse një fëmijë lind me probleme në zemër
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Arlind B...
-
Tahiri nga Suheraka: Të rinjve u garantojmë program me përkrahje financiare, 137 është adresa e tyre
Kandidati i AAK-së për deputet të Kuvendit, Besnik Tahiri, tha se takimi me t...
-
A është e paligjshme të vozitësh në Zvicër kur je i sëmurë?
Nëse kolliteni, keni dhimbje koke, keni temperaturë ose në përgjithësi nuk nd...
-
Arrestohet babai që rrahu vajzën e tij të mitur dhe të dashurin e saj – Policia jep detaje
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, M.S. 35 vjeq, i ...
-
Selman Kolgeci i LDK-së: Çdo 25 minuta në vitin 2024 u regjistrua nga një aksident
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Selman Kolgeci, ka th...
-
Haradinaj në tubim madhështor me Rini: Grante pa kthim për biznese dhe bursa për të gjithë studentët
Mijëra të rinj nga Suhareka i janë bashkuar sot tubimit madhështor të organiz...