Lajme

Zelensky ngushëllon familjen e gazetarit të vrarë Brent Renau

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 14 March 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ngushëlluar familjen e gazetarit amerikan, Brent Renaud, që u vra nga forcat ruse në Ukrainë, derisa po raportonte.

“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së Brent Renaud, i cili humbi jetën duke dokumentuar veprimet e pamëshirshme dhe të keqen e shkaktuar ndaj njerëzve ukrainas nga Rusia. Jeta dhe sakrifica e Brentit le të frymëzojë botën të ngrihet në luftë për forcat e dritës kundër forcave të errësirës“, ka shkruar Zelensky në Twitter.

“Populli i Ukrainës, i cili po lufton kundër regjimit rus për të mbrojtur atdheun e tij dhe demokracinë në botë, është në zi me ju. I jemi mirënjohës Brentit për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj vlerave të dhembshurisë, etikës dhe drejtësisë. Jeta, shërbimi dhe sakrifica e Brentit le të frymëzojnë breza njerëzish në mbarë botën që të ngrihen në luftë për forcat e dritës kundër forcave të errësirës”, shkroi Zelensky.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera