Zelensky: Mbi gjashtë milionë ukrainas pa energji elektrike
Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 25 November 2022
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten, më 25 nëntor se më shumë se gjashtë milionë familje në vend ishin ende të prekura nga ndërprerjet e energjisë, dy ditë pasi forcat ruse goditën si shënjestër infrastrukturën kryesore të energjisë në Ukrainë.“Nga sonte, nuk ka energji elektrike në shumicën e rajoneve (në Ukrainë) dhe në Kiev.
Gjithsej më shumë se gjashtë milionë abonentë”, tha Zelensky në adresimin e tij.
Zelensky deklaroi se rreth 600.000 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në kryeqytetin e Kievit, ndërsa ndër zonat më të prekura janë gjithashtu rajonet Odesa, Lviv, Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk.Njëkohësisht, guvernatori i rajonit Herson në Ukrainën juglindore, më 25 nëntor, tha se “për shkak të granatimeve të vazhdueshme” zyrtarët evakuuan pacientët nga disa spitale, ndërsa një zyrtar tjetër ukrainas fajësoi forcat ruse për dhjetëra viktima nga granatimet, raporton AFP.
Galina Lugova, shefe e administratës ushtarake të qytetit Kherson, tha se 15 banorë të qytetit Herson u vranë nga bombardimet ruse gjatë ditës dhe 35 të tjerë u plagosën, duke përfshirë një fëmijë.Lugova ka deklaruar në rrjetet sociale se nga bombardimet ruse janë dëmtuar disa shtëpi private dhe ndërtesa të larta.
Guvernatori Yaroslav Janusheviç tha më herët gjatë ditës, përmes kanalit Telegram të administratës rajonale, se fëmijët nga institucioni spitalor rajonal i Hersonin u transportuan në Mykolaiv, rreth 60 kilometra larg.Ai tha se në mesin e pacientëve të tjerë të transferuar ishin edhe pacientët psikiatrikë dhe pritet që rreth 100 persona të marrin trajtim në qytetin port të Detit të Zi, Odesa.
Dy javë më parë, forcat ukrainase rimorën qytetin e Hersonit dhe zonat përreth tij pas disa muajve të pushtimi rus.Si kundërmasë, forcat ruse kanë nisur sulme të ashpra ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se strategjia e re e Rusisë, për të zhytur Ukrainën në errësirë me goditje në infrastrukturën e saj energjetike, nuk do të dobësojë vendosmërinë e vendit të tij.“Kjo është një luftë fuqie, qëndrueshmërie, bëhet fjalë për atë se kush është më i fuqishëm”, tha Zelensky, më 25 nëntor, në një intervistë me Financial Times.
Sulmet ajrore ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kanë lënë miliona ukrainas pa ngrohje, pa energji elektrike dhe ujë, në një kohë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...