Lajme

Zelensky: Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 10 August 2022

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, kështu tha presidenti Volodymyr Zelenskyn në një adresim të fundit për ukrainasit.

Teksa Presidenti i Ukrainës po fliste pasi një varg shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse atje, duke vrarë një person, ai nuk i përmendi ato në fjalën por tha:

“Krimeja është territor ukrainas dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo. Prania e pushtuesve rusë në Krime është një kërcënim për të gjithë Evropën dhe për stabilitetin global. Rajoni i Detit të Zi nuk mund të jetë i sigurt ndërsa Krimea është nën pushtim. Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në shumë vende në bregdetin e Mesdheut, ndërsa Rusia përdor gadishullin tonë si bazën e saj ushtarake”, tha Zelensky.

-Advertisement-

Ndërkohë autoritet ukrainase teksa mohuan përgjegjësinë për sulmin në Kirme, kanë raportuar se gjatë natës 13 persona u vranë nga sulmet ruse në rajonin qendror të Dnipropetrovsk dhe një tjetër në rajonin Zaporizhzhia në jug.

Ndërkaq, sipas vlerësimeve ushtarake ukrainase dhe perëndimore thuhet se frontet e luftës po bëhen gjithnjë e më të palëkundura, teksa konflikti pesëmujor po vazhdon. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina gjatë kësaj periudhe kanë bërë përparime të kufizuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera