Lajme

Zelensky ka një kërkesë për Evropën

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 30 March 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë armë dhe që Evropa të mbyllë portet e saj detare për Rusinë në një fjalim në parlamentin norvegjez të mërkurën, shkruan CNN, transmeton Gazeta Infokus.

Zelensky kërkoi raketa kundër anijeve, raketa Harpoon, sisteme raketore anti-ajrore dhe armë antitank.

“Të gjitha armët me të cilat mund të na ndihmoni do të përdoren vetëm për të mbrojtur lirinë tonë, lirinë tuaj,” tha ai.

-Advertisement-

Sic raporton CNN, Zelensky ka thënë se Rusia po bllokon portet detare të Ukrainës, gjë që përbën pirateri.

“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë lirisht portet botërore. Kjo është një çështje e sigurisë globale detare”, tha ai.

Ai paralajmëroi se e ardhmja e “të gjithë kontinentit, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, po vendoset pikërisht tani” në Ukrainë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera