Zelensky: Jemi gati për kundërofensivë ndaj Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 22 April 2023
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy falenderoi aleatët perëndimorë të cilët u angazhuan për ta mbështetur Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme përballë agresionit rus.Të premten, pas takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt në Gjermani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se anëtarët e Grupit kishin dhënë më shumë se 55 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën.
Në fjalimin e të premtes zoti Zelenskyy tha se Ukraina ishte gati për një kundërofensivë ndaj Rusisë.Sipas tij, përparësi mbetet vija e parë e frontit dhe Kievi po përgatit brigada dhe njësi të reja për të luftuar në vijën e parë.
Ditën e djeshme, u njoftua gjithashtu se brenda muajit maj 31 tanke amerikane Abrams do të mbërrijnë në një bazë në Gjermani dhe ukrainasit do të fillojnë një trajnim prej 10 javësh për përdorimin e tyre.
Ukraina i ka bërë vazhdimisht thirrje aleatëve të saj për ta furnizuar me tanke dhe armatime përpara kundërofensivës ndaj trupave ruse që pritet të fillojë në javët ose muajt e ardhshëm.Ndërkohë, mes forcave ukrainase dhe trupave ruse po bëhen luftime të ashpra në qytetin e Bahmutit.
Të shtunën, ministria e Mbrotjes së Rusisë njoftoi se trupat e saj kishin vënë nën kontroll edhe tre rajone të tjera në pjesën perëndimore të qytetit.
Të tjera
-
Daçiq e falënderon Kinën për mosnjohjen e Kosovës
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij n...
-
Mehaj: Policia jonë u ka treguar armiqve se Kosova ka zot shtëpie dhe dinë e mund ta mbrojnë vendin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës n...
-
Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin...
-
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave k...
-
Zhegrova e fshinë postimin për Kosovën pasi u përjashtua nga grumbullimi
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka fshirë postimin e tij inkurajues të publikuar pas...
-
“Dardanët” reagojnë pas vendimit për përjashtimin e Zhegrovës, Muslijës e Muriç
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përja...
-
Deri më 26 dhjetor votuesit mund të ndërrojnë qendrën e votimit
Deri më 26 dhjetor të këtij viti, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën ...
-
Zgjedhjet 2025, Rama: Do të fitojmë sërish, PD nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin ’97
Nga Asambleja e PS që po mbahet në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, njëherë...
-
Elon Musk pret të bëhet trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027
Elon Musk është në hap për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2...
-
Kurti fton qytetarët që të marrin pjesë në nominimet për ‘Çmimet e Vullnetarizmit’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e...
-
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...
-
Opozita e shqetësuar për raportet me aleatët, pushteti e quan të padrejtë qasjen e BE-së dhe ShBA-së
Reagimet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës pas vendimit për mbylljen e komu...