Lajme

Zelensky i viziton ushtarët në vijën e parë të frontit në Donbas

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 06 June 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka vizituar rajonin lindor të Donbasit, vendin në të cilin Rusia është më e fokusuar për sulme.

Gjatë fjalimit të tij, ai bëri të ditur se i ka vizituar trupat ushtarake që janë në vijën e parë të frontit, duke shtuar se ishte në qytetet Lysychansk dhe Soledar .

“Isha krenar me të gjithë ata që u takova, me të gjithë ata që i shtrëngova duart”,ka thënë Zelensky.

-Advertisement-

Zelensky gjithashtu foli me ushtarët në rajonin juglindor të Zaporizhzhias, duke i përshkruar ata si heronj.

Ky ishte një udhëtim i rrallë për Zelenskyn jashtë kryeqytetit që nga fillimi i luftës në shkurt, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera