Lajme

Zelensky i përgjigjet ultimatumit të Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 21 March 2022

Ukraina nuk do t’i përkulet kurrë ultimatumeve nga Rusia dhe qytete të tilla si Kievi, Mariupoli ose Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ukraina nuk mund ta përmbush ultimatumin”, thotë Zelensky në një intervistë të publikuar nga kompania ukrainase e transmetimit publik, Suspilne.

Rusia i kishte caktuar Ukrainës mëngjesin e sotëm si afatin e fundit për dorëzimin e qytetit port të Mariupol i cili është i rrethuar nga rusët. Rusia kishte thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t’u lejohej kalimi i sigurt nga qyteti për sa kohë që ata do i dorëzojnë armët.

-Advertisement-

Por, Ukraina nuk pranoi ultimatumin, duke thënë se dorëzimi nuk ishte një opsion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera