Lajme

Zelensky i drejtohet NATO-s: Na jepni vetëm 1% të asaj që ju keni

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 24 March 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga NATO, vetëm një për qind nga ajo që NATO ka, shkruan CNN, transmeton Gazeta Infokus.

“Mund të na jepni një për qind të të gjithë avionëve tuaj. Një për qind e të gjithë tankeve tuaja. Një për qind!” tha ai.

“Ju keni mijëra avionë luftarakë, por ne nuk na është dhënë ende një… ne iu drejtuam juve për tanke që të mund të zhbllokojmë qytetet tona … ju keni të paktën 20,000 tanke … por ne nuk kemi ende një përgjigje të qartë”, tha tutje Zelensky.

-Advertisement-

Ai u bëri thirrje liderëve që të marrin vendimet e nevojshme.

“Ne nuk mund të blejmë vetëm. Një furnizim i tillë varet drejtpërdrejt nga vendimet e NATO-s, nga vendimet politike”, tha Zelensky.

Ai tha gjithashtu se udhëheqësit e NATO-s duhet të pranojnë atë që forcat e Ukrainës kanë standarde për tu anëtarësuar në NATO.

“Ju lutem, mos na tregoni më kurrë se ushtria jonë nuk i përmbush standardet e NATO-s. Ne kemi treguar se çfarë standardesh mund të arrijmë. Dhe ne kemi treguar se sa shumë mund t’i japim sigurisë së përbashkët të Evropës dhe botës”, tha Zelensky.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera