Zelensky foli në Kuvend, Rama: Historinë tuaj e kemi përjetuar, do të jemi në konferencën e donatorëve
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 03 May 2022
Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu drejtua sot me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama në fillim të fjalës së tij i tha liderit ukrainas se Shqipëria është modeste në dhënie e ndihmës, megjithatë do të jetë në 5 maj në konferencën e donatorëve.
Rama tha se nuk ka kaluar shumë kohë qëkur populli shqiptar përjetoi të njëjtën histori si ukrainasit. Kreu i qeverisë i kujtoi Zelenskyt se i gjithë kombi shqiptar përfshirë edhe Kosovën është rreshtuar në krah të tyre.
“Ky parlament që sot ka nderin të mblidhet t’ju dëgjojë ju, nuk shquhet për shpirtin e dakordësisë. Janë shumë të rralla rastet kur palët kanë rënë dakord dhe mbështetja me gjithë zemër është një nga ato raste edhe më të rralla, kur të gjithë me këtu kemi qenë dakord.
Krejt Shqipëria, i gjithë kombi,përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar, kosova jemi rreshtuar krah jush. Shqipëria është një vend shumë më i vogël sa Ukraina. Mundësitë tona janë krejt modeste krahasuar me madhësinë marramendëse të shteteve të mëdha. Por ne kemi besuar qysh në fillim, vendi ynë s’mund të bëjë asnjë diferencë. Shqipëria mund të jetë e zëshme, si në NATO dhe OKB. Më 5 maj Shqipëria do të jetë e pranishme në konferencën e donatorëve.
Historia jonë e afërt kur gjysh milion shqiptar u shpërngulën nga trojet e tyre na ndihmon ta ndjejmë nga larg dhimbjen e madhe të Ukrainës. Qëndresa juaj e palëkundër në krye të shtetit, të gjitha palet e kësaj tragjedie janë përveçse sakrifica ekstreme edhe një shërbim i paçmuar që ju dhe vendi juaj po i bëni të gjithë botës”, u shpreh Rama. /abcnews.al
Të tjera
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...