Zelensky falënderon SHBA-në për mbështetjen “e paprecedentë”
Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 25 April 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi SHBA-në për, siç tha, mbështetjen “e paprecedentë” për Ukrainën.
Sipas një deklarate të publikuar në ueb-faqen e Presidencës ukrainase, Zelensky i bëri komentet gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, të cilët qëndruan në Kiev të dielën vonë.
“Ne e vlerësojmë ndihmën e paprecedentë të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën. Unë do të doja të falënderoja presidentin [amerikan Joe] Biden personalisht dhe në emër të të gjithë popullit ukrainas për udhëheqjen e tij në mbështetje të Ukrainës”, tha Zelensky.
Gjatë qëndrimit në Kiev, Blinken dhe Austin premtuan më shumë se 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake, direkte dhe jodirekte, për Ukrainën, e cila ndodhet nën pushtimin rus qysh më 24 shkurt.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka ndarë tashmë disa miliarda dollarë për këtë vend.
Zyrtarët amerikanë përsëritën se ndihma nuk nënkupton përfshirje të drejtpërdrejtë të SHBA-së në Ukrainë.
Kreu i Pentagonit, Austin, tha se beson se Ukraina mund ta fitojë luftën “nëse i ka pajisjet e duhura”./rel
Të tjera
-
“S’ka gjë më normale sesa të mbështesim Kosovën”, Hakan Fidan nuk jep shumë detaje për marrëveshjen e sigurisë mes Turqisë dhe Kosovës
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, nuk tregoi shumë se si do të duket një ...
-
Gërvalla pret në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
-
Lajçak për Urën e Ibrit: Duhet të hapet por në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët
Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatori...
-
“Jemi dakorduar për një datë takimi” – Deklarohet Lajçak pas takimit në qeveri
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja e Ohrit është ligjë...
-
Lavrov pretendon se Serbisë i janë vënë kushte për pranimin në BE: Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, edhe një herë reagon në lidhje me qasje...
-
Çanak për ‘planin’ e largimit të serbëve nga veriu: Ide e Vuçiqit që ta paraqesë Kosovën si vend që kërcënon minoritetin serb
Nenad Çanak, ish-kryetar i Socialdemokratëve të Vojvodinës, ka treguar detaje...
-
Mefail Bajqinovci kritikon Miroslav Lajçakun: Nuk e arriti asnjë sukses në bisedimet Kosovë – Serbi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar ardhjen në ...
-
Gaxherri: Albin Kurti antiamerikan dhe populist i rryer, Lajçak po vjen kot në Kosovë
Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ë...
-
Kryeministri Kurti takohet sot me kryediplomatin e Turqisë, Hakan Fidan
Kryeministri Albin Kurti do ta pres sot në takim Kryediplomatin e Turqisë, Ha...
-
Paralajmërimi i rrugëve në Serbi, Policia e Kosovës me plan operativ
Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ, pas paralajmërimeve nga i ash...
-
“U sulmuạn tre burra dhe një grua” – Policia jep detaje për përleshjen e mbrëmshme në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen fizike që ndodhi mbrëm...
-
Raportohet se Lajçak ka mbërritur tek ndërtesa e Qeverisë, nuk ka njoftim zyrtar se me kë do të takohet
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në o...