Zelensky, drejtuesit e NATO-s dhe BE-së diskutojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 19 December 2024
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski pati bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udhëheqës të tjerë evropianë të mërkurën, me synimin për të marrë ndihmë të menjëhershme për të forcuar përpjekjet e Kievit në luftë dhe për të diskutuar garancitë afatgjata të sigurisë.
Presidenti Zelenskiy u tha gazetarëve se bisedimet e së mërkurës në Bruksel dhe një diskutim me 27 udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të nesërmen, ishin “një mundësi shumë e mirë për të folur për garancitë e sigurisë për Ukrainën për sot dhe për nesër”.
Ndërsa udhëheqësit evropianë këmbëngulin se po fokusohen në nevojat urgjente të Ukrainës, disa zyrtarë kanë filluar të diskutojnë se si të garantojnë sigurinë e vendit pasi lufta të ndalet, përfshirë me mundësinë e vendosjes së forcave evropiane.
Duke postuar më vonë në rrjetin X, Presidenti Zelenskiy tha se ai dhe zoti Rutte patën një “takim të rëndësishëm dhe shumë thelbësor” duke u fokusuar tek “forcimi i mbrojtjes ajrore për Ukrainën dhe sigurimin e besueshmërisë së paqes për të cilën po punojmë kolektivisht”.
NATO “do të bëjë gjithçka për t’u siguruar që Ukraina të jetë sa më e fortë që të jetë e mundur, kur të kthehemi drejt diplomacisë më aktive”, tha ai.
Bisedimet e së mërkurës u zhvilluan me Ukrainën në lidhje me mbrojtjen në fushën e betejës dhe pasigurinë mbi mbështetjen e ardhshme nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Zoti Rutte tha se bisedimet do të fokusohen tek marrja e masave që Ukraina të jetë “në pozicionin më të mirë të mundshëm” sa herë që vendos të hyjë në bisedimet e paqes, duke e furnizuar me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë të tjera për të mbështetur luftën e Kievit kundër forcave pushtuese ruse.
Zoti Rutte dhe zoti Zelenskiy iu bashkuan më vonë një grupi udhëheqësish të tjerë evropianë.
NATO-ja nuk tha se kush do të merrte pjesë në këto bisedime. Por diplomatët thanë se në bisedime do të përfshiheshin Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti polak Andrzej Duda, ministrat e jashtëm të Francës dhe Britanisë, si dhe zyrtarët e lartë të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa.
Më herët, Presidenti ukrainas Zelenskiy u takua me Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili ka mbështetur diskutimin për idenë e forcave evropiane për Ukrainën.
“Ndajmë një vizion të përbashkët: garancitë e besueshme janë thelbësore për një paqe që mund të arrihet vërtet”, postoi zoti Zelenskiy në rrjetin X pas takimit.
“Vazhduam të punojmë për iniciativën e Presidentit Macron në lidhje me praninë e forcave në Ukrainë, që mund të kontribuojnë në stabilizimin e rrugës drejt paqes”.
I pyetur se si do të përgjigjet Britania nëse Presidenti Zelenskiy do të kërkonte dërgimin e trupave britanike në Ukrainë, ministri i Jashtëm britanik David Lammy tha për Sky News se nuk shihte asnjë shenjë se Presidenti rus Vladimir Putin ishte i gatshëm për të negociuar.
“Diskutimi ka të bëjë me furnizimin e Ukrainës për ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse takohemi në këtë moment shumë të zymtë, për t’u siguruar që Ukraina do ta kalojë dimrin dhe do të hyjë në vitin 2025”, tha ai.
“Unë e di se ka shumë spekulime, por e vërteta është se Putini nuk është një njeri me të cilin mund të negociosh, kur ai po shkakton një kaos të tillë në tokën evropiane në këtë moment në kohë”, shtoi ai. “Është forca ajo ndaj së cilës Vladimir Putini do të reagojë”./ REL
Të tjera
-
KMDLNj: Të hetohen rastet e kërcënimeve ndaj Haradinajt, Buzhalës dhe Mirenës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas dis...
-
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfun...
-
Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Është më shumë se numër, është busulla e të ardhmes për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot është një ditë e rëndësis...
-
Rama: Po bashkëpunojmë me Kosovën për unifikimin e teksteve shkollore për diasporën
Kryeministri Edi Rama theksoi se misioni i qeverisë është ruajtja e identitet...
-
Ka një rritje të rasteve të braktisjes së shkollës, kur nxënësit nuk e kalojnë klasën për dy vite rresht
Të dhënat në raportimin e braktisjes së shkollës tregojnë se ka një rritje të...
-
“Ndryshime të mëdha të motit nga nesër”
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet at...
-
Kanë kohë veç edhe një ditë – MASHT iu bën thirrje mësimdhënësve për licencë të avancuar
Mësuesit e arsimit fillor, ata gjuhës shqipe dhe të matematikës, janë tri pro...
-
Emisari amerikan Kasanof, mbërrin për vizitë në Shqipëri
Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e ...
-
Aksident i rëndë mes dy kamionëve në Fushë-Kosovë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Veterrnik...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta polici nga Podujeva, Fadil Babatinca
Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë nga Podujeva, Fadil Babatinca. Lajmi ë...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, i përzuri nga shtëpia familjarët
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëve...
-
Osmani: Nëse ka meritokraci në BE, duhet të merren hapa konkretë për integrimin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfaqësuar Republikën e...