Lajme

Zelensky: Do ta godisja Putinin në fytyrë, në rastin e parë do ta bëja këtë

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 17 December 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pa dyshim se është njeriu më i përfolur i vitit, e çdo paraqitje e tij televizive bëhet kryelajm i mediave botërore.

Ai së fundmi gjatë një interviste dhënë për televizionin LCI, ka bërë një koment interesant për presidentin rus Vladimir Putin, i cili filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, transmeton Telegrafi.

Zelensky tha para gazetarit të LCI-së se është i gatshëm ta godasë në fytyrë Putinin, madje theksoi se mundësia e parë që do t’i jepej do ta bënte këtë.

-Advertisement-

E kjo nxiti të qeshura, pasi Zelensky para se të bëhej presidenti merrej me komedi pasi ky edhe është profesioni i tij.

Më poshtë ju sjellim videon e momentit kur ai deklaron se do ta grushtonte Putinin, i cili nuk i bëri mirë llogaritë kur nisi luftën në Ukrainë.

Pati deklaruar se do ta pushtojnë Kievin për dy apo tri ditë, por lufta ka hyrë në muajin e dhjetë dhe nuk ka asgjë nga ky pushtim i kryeqyteti të Ukrainës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera