Lajme

Zelensky: Çmimi tavan për naftën ruse është jo serioz

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 03 December 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se kufiri i çmimit prej 60 dollarësh për një fuqi të naftës ruse, nuk është serioz sepse është ‘shumë komod’ për Moskën.

“Është vetëm çështje kohe kur do të duhet të përdoren mjete më të forta gjithsesi”, argumentoi Zelenskyy, duke shtuar, “Është për të ardhur keq që kjo kohë do të humbasë”.

Zelensky tha se bota kishte treguar dobësi duke vendosur kufirin në 60 dollarë, që sipas tij do të rriste buxhetin e Rusisë me 100 miliardë dollarë në vit, shkruan Aljazeera.

-Advertisement-

“Këto para do të shkojnë drejt destabilizimit të mëtejshëm pikërisht të atyre vendeve që tani po përpiqen të shmangin vendimet serioze,” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera