Zelensky bën thirrje për armë moderne për të zmbrapsur sulmet ruse
Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 18 January 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i tha Forumit Botëror Ekonomik se furnizimet perëndimore me tanke dhe sisteme të mbrojtjes ajrore duhet të arrijnë më shpejt në shtetin e tij, në mënyrë që forcat e Kievit të mund t’i kundërvihen forcave ruse.
Zelensky më 18 janar iu adresua këtij forumi, që po zhvillon punimet në Davos të Zvicrës, përmes video-lidhjes. Ai i bëri thirrje botës që të përshpejtojë dërgesat e armëve, duke thënë se Ukraina po qëndron e fortë pavarësisht luftimeve të përditshme në lindje të shtetit. Megjithatë, lideri ukrainas tha se Perëndimi e ka pranuar se “tirania po tejkalon demokracitë”.
Ai tha se Ukraina vazhdon të jetë e motivuar për të vazhduar betejën kundër pushtimit rus – që tashmë ka hyrë në muajin e njëmbëdhjetë – por, shtoi se Rusia duket se “veçse ka fituar vendin e saj në mesin e terroristëve” dhe po dëshiron që të hakmerret.
Zelensky theksoi se ishte i kënaqur që ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka ndryshuar mendimin sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Kissinger, që iu drejtua Forumit në Davos përmes video-lidhjes më 17 janar, tha se pushtimi rus ka treguar se nuk ka më kuptim që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s dhe se një anëtarësim eventual i Kievit në aleancën perëndimore ushtarake do të ishte “rezultati i duhur”.
Ndryshimi i mendimit i Kissingerit “është shumë i rëndësishëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë” që të ndalë agresionin, tha Zelensky, dhe shtoi se Kievi ende beson se anëtarësimi në NATO do të ishte garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës.
I pyetur nëse është i shqetësuar për sigurinë e tij pas rrëzimit të një helikopteri më 18 janar në afërsi të Kievit, aksident në të cilin humbën jetën ministri i Brendshëm ukrainas dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, Zelensky tha se nuk është i shqetësuar.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, po ashtu iu adresua Forumit në Davos. Ai tha se ka “sinjale shumë pozitive” se gjatë takimit të aleatëve perëndimorë në Gjermani më 20 janar, do të njoftohet për dërgesa të reja armësh për Ukraiën./REL
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...