Zelensky arrin në Uashington
Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 21 December 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Uashington të mërkurën për t’u takuar presidentin amerikan, Joe Biden, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që kur nisi nga pushtimi rus në shkurt.
Zelensky, gjithashtu, do t’i drejtohet Kongresit dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.
“Rrugës për në SHBA për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter.
SHBA-ja ka konfirmuar gjithashtu se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit.
“Gjatë vizitës, presidenti Biden do të njoftojë për një paketë të rëndësishme të ndihmës së sigurisë, për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë veten kundër agresionit rus”, tha Shtëpia e Bardhë.
Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe viziton trupat ushtarake nëpër Ukrainë.
Ai bëri një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, në Bahmut, të martën, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore.
Presidenti ukrainas shpesh ka zhvilluar edhe biseda telefonike dhe ka realizuar video-lidhje me liderët botërorë nga zyra e tij në Kiev.
Por, një vizitë e paparalajmëruar në një vend të huaj – që shënon të parën që nga fillimi i luftës – gjithashtu sinjalizon rëndësinë e marrëdhënieve të Ukrainës me SHBA-në, e cila ka luajtur një rol udhëheqës në ofrimin e mbështetjes ushtarake.
Në një konferencë para vizitës së Zelenskyt, Shtëpia e Bardhë konfirmoi gjithashtu një paketë të re prej afro 2 miliardë dollarësh ndihmë për Ukrainën.
Zelensky ka bërë thirrje për më shumë fonde dhe ka thënë se kostoja mujore e mbrojtjes për Ukrainën është rreth 5 miliardë dollarë.
Zyrtarët ukrainas, po ashtu, kanë bërë thirrje prej kohësh për sisteme më të fuqishme të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi. Sistemi i ri i raketave Patriot do t’i mundësojë Ukrainës të mbrojë infrastrukturën e saj jetike kundër sulmeve ruse.
Rusia ka vënë në shënjestër sektorin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona njerëz në errësirë në temperaturat e dimrit që janë disa gradë nën zero.
Autoritetet ukrainase thanë se Rusia po sulmon rrjetin elektrik dhe infrastrukturën tjetër duke përdorur dronë kamikazë iranianë.
Tani luftimet e ashpra po vazhdojnë në Donjeck, teksa forcat ruse vazhduan sulmet e tyre në Ukrainën lindore.
Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka kaluar ditën e 300-të.
Më 19 dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin, udhëtoi në Minsk ku u takua me udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
Putin, që ka zhvilluar pak vizita jashtë vendit që kur nisi pandemia e koronavirusit më 2020, ra dakord me Lukashenkën që vendet e tyre do të vazhdojnë të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe të ruajnë bashkëpunimin në këtë fushë.
Aktualisht, Rusia ka mijëra trupa në Bjellorusi për trajnime. Ekspertët kanë argumentuar se Moska po i përgatit këto trupa për një ofensivë të shkallës së gjerë në fillim të vitit të ardhshëm.
Pas kësaj vizite, Ukraina forcoi mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm të ri.
Bjellorusia ndan kufirin me Rusinë dhe Ukrainën.
Ndonëse Bjellorusia nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftë, ajo lejoi trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur pushtimin në shkurt.
Të tjera
-
KFOR: Britanikët po i testojnë shkathtësitë për reagim ndaj çdo situate sigurie
KFOR-i ka njoftuar se regjimenti Mbretëror britanik nga Yorkshire, i cili mbr...
-
Cila ishte rëndësia e takimit të liderëve ballkanikë me Von Der Leyen?
Edhe për pesë vitet e ardhshme, Ursula Von Der Leyen do të jetë Presidente e ...
-
Lekaj i bindur që qeveria e ardhshme do të jetë e opozitës
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ...
-
Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur – duhet të jetë lëndë në shkollat fillore
Gazetarja serbe Snezhana Çongradin ka akuzuar presidentin serb se po e gënjen...
-
Ambasada britanike në Kosovë, nis fushatën për përfshirjen e barabartë të grave në jetën publike
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka nisur fushatën se nuk mund të ket...
-
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve
Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karn...
-
25 vite të RTK-së, “shpërthen” Fatmir Spahiu, ka disa kritika
Aktori i humorit, Fatmir Spahiu ka reaguar për 25 vjetorin e Radio Televizion...
-
Vra*sja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij
Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nad...
-
Edhe Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it në 11-vjetorin e vrasj*es së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar në 11-vjetorin e vra...
-
Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë
Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente n...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell,...
-
Konkursi për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Çeku: Familja Jashari s’ka ndërhyrë, na ka mbështetur
Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka deklaruar ...