Zekrija Ramadani flet pas barazimit me Ulpianën, tregon se kur do të luaj Besart Berisha
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 30 September 2021
Skuadra e Prishtinës nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ulpianës, në takimin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i kryeqytetasve, Zekrija Ramadani, i cili ka thënë se ndeshjet këtë sezon nuk janë duke i nisur ashtu siç duhet.
“E para, unë mendoj që ndeshjet këtë sezon nuk jemi duke i nisur ashtu siç duhet, në çdo ndeshje përveç Feronikelit kemi pranuar gol. Disa të lehtë, disa për shkak të gabimeve tona, por i takon edhe merita kundërshtarëve për disa nga golat e shënuar”, tha fillimisht Ramadani.
Me pas tekniku shkupjan tha se brenda shtatë xhirove kanë marrë dy kartonë të kuq, duke shtuar se i’a ka rikujtuar lojtarëve se duhet kenë kujdes nga VAR-i.
“1-1 rezultati më brengos, pasi kishim një skuadër që nuk ka objektiva të njëjta sikurse ne, të paktën nga ato që kanë deklaruar. Brenda 7 xhirove kemi 2 karton të kuq, kjo është e pafalshme. Unë vazhdoj të ia rikujtoj lojtarëve përpara çdo takimi, kujdes nga VAR-i. Çdo stërvitje, ia përmendi punën e VAR-it. Duhet të kemi më shumë kujdes. Ne duhej të merrnim mësim nga ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit. Çasja në ndeshje është me vonesë, jo vetëm me Ulpianën por edhe në të tjerat. Duhet të punojmë në këtë drejtim dhe në punën e VAR-it”, u shpreh ai.
Për fund Ramadani tregoi se kur do të jetë i gatshëm për lojë futbollisti i transferuar së fundmi, Besart Berisha.
“Besart Berisha do të na ndihmojë shumë në pjesën e mbetur të kampionatit, por do t’i ndihmojë gjithashtu të rinjtë e skuadrës që janë në pjesën ofanzive. Pas pauzës së kombëtareve, ai do ta marrë veten dhe pritet të luajë”, ka thënë për Art Sport trajneri i Prishtinës.
Pas këtij barazimi, Prishtina renditet e gjashta me 9 pikë, kurse Ulpiana mbetet e nënta me 6 sosh./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...