Lajme

Zeka: Opsioni i ndarjes është në tavolinën e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 30 July 2018

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka duke fol për bisedimet Kosovë-Serbi, sot në Kuvendin e Kosovës, tha se dialogun e vendosë Uashingtoni dhe Brukseli.

Megjithatë, Zeka tha se duhet ulur partitë politike në Kosovë, pa shikuar pozitë a opozitë, dhe të ndërtojnë një platformë politike.

Sipas tij, për të njëjtën pastaj duhet kërkuar të mos shkelet sepse siç tha ai do të konsiderohej tradhti kombëtare.

-Advertisement-

“Ju nuk po e kuptoni që dialogun e vendosë Uashingtoni dhe Brukseli fillimisht. Ju nuk po e kuptoni që Serbia ta çon presidentin, ti ke me çu presidentin, Serbia ta çon kryeministrin ti ke me çu kryeministrin. Çka duhet me bo në këtë hallakamë, ne duhet me u ulë partitë politike, jo pozitë e opozitë – nuk ka pozitë e opozitë për dialog, të bashkohemi e ta ndërtojmë platformën politike”.

Tutje, Zeka foli edhe temën e shkëmbimit të territoreve.

Ai tha se është, dhe se çdo herë ka qenë në tavolinë opsioni i ndarjes.

Sipas Zekës, amerikanët e thonë shumë qartë që në dialog nuk ka vija të kuqe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera